·
Turizmi
Shqipëria ishte një nga destinacionet më
në zhvillim për verën 2017 dhe do të jetë ndër më të kërkuarat edhe për
pushimet e ardhshme.Edhe National Geographic ka përfshirë Shqipërinë mes
destinacioneve më të mira të 2018, së bashku me vende si Jordania, Tanzania,
Zvicra, Kamboxhia dhe Madagaskar, shkruan në një artikull agjencia italiane e
udhëtimeve “Vacanze in Albania”.National Geographic i këshillon pushimet në
Shqipëri sidomos kërkuesve të aventurave, që janë në kërkim të një pushimi
aktiv, larg turizmit masiv, por e pasur me eksperienca autentike, në kontakt me
natyrën dhe kulturën e vendit.Për t’u zbuluar qytetet e Beratit dhe
Gjirokastrës, amfiteatrot greko-romane, plazhet dhe sidomos peizazhet e
pazbuluara të vendit si majat alpine, fushat e blerta, zonat ujore dhe fauna.
·
Përse të zgjidhni Shqipërinë?
Vendi është një
koncentrat i pasurisë- Në një sipërfaqe jo më të madhe sesa ajo e Britanisë,
Shqipëria posedon një mozaik të popujve dhe traditave, maleve, liqeneve dhe dy
detrave, qyteteve të mëdha dhe rajoneve shumë të largëta, feve që bashkëjetojnë
në harmoni dhe peizazheve të bukura mesdhetare.E mbyllur për turistët rreth 50
vite, në fillim të viteve ’90 , Shqipëria ofron një pamje heterogjene të
turizmit bregdetar dhe malor dhe ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të
huaj në dhjetë vitet e fundit. Dhe pikërisht nga turistët është quajtur “një
dashuri e re mesdhetare” dhe “sekreti i fundit i Europës”.Shqipëria është ende
një vend i pashkelur – National Geographic fton turistët të eksplorojnë
trashëgiminë natyrore të vendit, të zhyten në ujërat relativisht të pashkelura.
Ujërat e përmbytura, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga
thesaret relativisht të pacënuara që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e
izolimit nën diktatorin komunist Enver Hoxha e kanë kufizuar zhvillimin dhe pa
dashje kanë ruajtur trashëgiminë kulturore nënujore, veçanërisht jashtë
brigjeve të jugut.Destinacion për udhëtime aventureske – Shqipëria po fokusohet
gjithnjë e më shumë në udhëtimin e aventurave.
Iniciativa e fundit në këtë
linjë ishte majin e kaluar kur u lançua një udhëtim eskursionist në Rezervatin
Natyror të Gadishullit të Karaburunit, një bazë ushtarake e lashtë e arritshme
vetëm në këmbë ose me anije. Duke kaluar gadishullin me një varkë të vogël,
mund të arrini një gji të vogël, perfekt për zhytjen nën ujë, që ndodhet pranë
një shpelle prej 600 m2.Majin e kaluar, autoritetet hapën ishullin e Sazanit në
Shqipërinë jugore. Ishte një bazë ushtarake që u përdor nga italianët deri në
Luftën e Dytë Botërore, përpara se të bëhej baza më e fshehtë e vendit nën
komunizëm, kur u fortifikua me bunkerë dhe tunele të projektuara për t’i bërë
ballë një sulmi të mundshëm bërthamor që elita komuniste shqiptare kishte
frikë.Ishulli i vogël i pabanuar prej 5.7 km2 dhe gadishulli i Karaburunit
ofrojnë për eksploruesit rrënojat e anijeve të mbytura greke, romake dhe të
Luftësë së Dytë Botërore, faunën e pasur nën ujë, shkëmbinjtë e pjerrët dhe
shpellat gjigante, mbishkrimet e lashta të marinarëve në plazh dhe pamje që të
lënë pa frymë të bregdetit.Nuk është hera e parë që ky vend të emërohet në
listat e udhëtarëve si një nga destinacionet që nuk duhet humbur. National
Geographic gjithashtu e ka vlerësuar Shqipërinë si një nga dhjetë vendet më të
mira që meritojnë më shumë udhëtarët dhe ka rekomanduar Luginën e Valbonës në
Shqipërinë e Veriut, si një nga hapësirat më të mëdha në botë.Shoqata ATTA
(Shoqata e Tregtisë së Aventurave të Udhëtimit) e ka përfshirë Shqipërinë si
një nga destinacionet kryesore të udhëtimit të aventurave për 2017 së bashku me
Kubën dhe Portugalinë. Ndërsa transmetuesi publik francez France 2 e ka quajtur
Shqipërinë si “Perla e Ballkanit”
Iniciativa e fundit në këtë linjë ishte majin e kaluar kur u lançua një udhëtim eskursionist në Rezervatin Natyror të Gadishullit të Karaburunit, një bazë ushtarake e lashtë e arritshme vetëm në këmbë ose me anije. Duke kaluar gadishullin me një varkë të vogël, mund të arrini një gji të vogël, perfekt për zhytjen nën ujë, që ndodhet pranë një shpelle prej 600 m2.Majin e kaluar, autoritetet hapën ishullin e Sazanit në Shqipërinë jugore. Ishte një bazë ushtarake që u përdor nga italianët deri në Luftën e Dytë Botërore, përpara se të bëhej baza më e fshehtë e vendit nën komunizëm, kur u fortifikua me bunkerë dhe tunele të projektuara për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm bërthamor që elita komuniste shqiptare kishte frikë.Ishulli i vogël i pabanuar prej 5.7 km2 dhe gadishulli i Karaburunit ofrojnë për eksploruesit rrënojat e anijeve të mbytura greke, romake dhe të Luftësë së Dytë Botërore, faunën e pasur nën ujë, shkëmbinjtë e pjerrët dhe shpellat gjigante, mbishkrimet e lashta të marinarëve në plazh dhe pamje që të lënë pa frymë të bregdetit.Nuk është hera e parë që ky vend të emërohet në listat e udhëtarëve si një nga destinacionet që nuk duhet humbur. National Geographic gjithashtu e ka vlerësuar Shqipërinë si një nga dhjetë vendet më të mira që meritojnë më shumë udhëtarët dhe ka rekomanduar Luginën e Valbonës në Shqipërinë e Veriut, si një nga hapësirat më të mëdha në botë.Shoqata ATTA (Shoqata e Tregtisë së Aventurave të Udhëtimit) e ka përfshirë Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore të udhëtimit të aventurave për 2017 së bashku me Kubën dhe Portugalinë. Ndërsa transmetuesi publik francez France 2 e ka quajtur Shqipërinë si “Perla e Ballkanit”
No comments:
Post a Comment