Korca

Korca


Vende per tu vizituar:
  • Parku Vangjush Mio
  • Ushtari i Panjojtur
  • Kinema Millenium
  • Pazari i Korces
  • Birra Korca
  • Xhamia eMirahorit
  • Katedralja Ortodokse e Korces
  • Voskopoja
  • Dardha
  • Boboshtica
  • liqeni i pogradecit
  • liqeni i prespes

  • Voskopoja
Image result for voskopojaVoskopoja shtrihet në një pllajë të bukur të rrethuar nga kodra të larta dhe pyje me pisha e bredha. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lenies dhe Ostrovica me një lartësi prej 2.246 m Vera e freskët dhe dimri i ftohtë, gjelbërimi, ajri i pastër malor, i pasur me oksigjen, peisazhet e bardha dimërore ju ftojnë të kaloni momente mbresëlenëse me familjaret apo miqtë tuaj. Ajo është një Vendbanim mesjetar i hershëm që nga viti 1330. Lulëzimin më të madh e ka patur në vitet 1764 me një popullsi prej 30.000 banorësh. Kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat, tani janë vetëm 7 prej tyre. Ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë (1720), artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka patur në vitin 1769, të dyti më 1789 dhe të tretin në 1916. Ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Në Dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat rajonale dhe kombëtare.
Voskopoja është fshati që ka traditë në pjekjen e mishit të qingjit, përpunimit të djathit, salcës, gjizës, turshive, petkave si dhe pjekjen e byrekëve në saç.
  • Dardha
Image result for dardhe korceDardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1344m mbi nivelin e detit. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.
Midis burimeve të shumta në këtë fshat është edhe i quajturi “Uji i Qelbur” që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta karakteristike plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit.
  • Vithkuqi
25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fashati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është uji i ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Vithkuqi ka Florë e Faunë të pasur sidomos me kafshë të egra si Ariu, Ujku, Dhelpra, Dreri, Lepuri i Egër, dhe pyjet me Ah, Dushk dhe Pishë. Çaji i Malit dhe bimë të ndryshme mjeksore gjenden me shumicë në të gjithë zonën e Vithkuqit. Fshati i Vithkuqit do të lërë mbresa tek vizitorët e apasionuar pas ngjitjeve malore, ofron ajër të pastër dhe klimë të shëndetshme malore.
  • Boboshtica
Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse. Boboshtica ofron një kompleks restorantesh ku ju mund të provoni dhe mishin e pjekur që gatuhet në mënyrë të veçantë.
  • Parku kombëtar “ Bredhi i Drenovës”
Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Korçës, 10 km larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës. Parku ka një sipërfaqe prej 1,380 ha. Bozdoveci, Guri i Capit, Çardhaku janë pikat më atraktive te tij. Konsiderohet zonë e peizazheve tërheqes me potenciale të mëdha për turizëm natyror e kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky është mjaft i frekuentuar nga banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilët kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës etj.
  • Parku Kombëtar i Prespës
Related imageNdodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethet e Korçës (45 km larg) dhe të Devollit dhe ka një sipërfaqe prej 27,750 ha. Gjithashtu ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Park ndërkufitar dhe shumë i rëndësishëm. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së Vogël si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Prania e shtate zonave rurale, mungesa e qyteteve dhe industrise krijojne nje pasuri natyrore te pazbuluar. Liqenet e Prespës me një sipërfaqe prej 49.5 km2 (ne teritorin Shqiptar) kane prejardhje tektonike, karstike. Thellesia e tyre arrin ne 54m. Brigjet e liqeneve jane pjesërisht shkëmbore të lartë dhe të ulët me plazhe ranore. Ujrat e Liqenit të Prespës së Madhe janë të shumta e të tejdukshme. Gjendet një lidhje nën ujore midis Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Brenda zonës ndodhet dhe mjaft zona me vlera arkeologjike dhe biospeleologjike, në mënyrë të veçantë për lakuriqët e natës. Kjo zone është mjaft e pasur me vlera kulturore. Ne pjesen shqiptare te liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i gjarpërinjve, Maligradi i cili me rrënojat e një bazilike te vjetër (shek XIV) dhe peisazhin
karstik është një pikë e rëndësishme atraksioni në këtë rajon. Bazilika e ngritur brenda një guve shkëmbore është e njohur për ansamblin e saj me piktura murale bizantine.

No comments:

Post a Comment