Ø Turizmi malor në Alpet shqiptare – Programe zhvillimi në Kelmend që nxisin turizmin
Kelmendi është skaji më verior i Shqipërisë dhe pjesë e bukurive të Alpeve shqiptare. Në këtë zonë ndodhet edhe pika kufitare që lidh Kelmendin me Plavën dhe Gucinë. Vitet e fundit, në Kelmend kanë nisur një numër programesh zhvillimi, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, nxitjen e turizmit dhe lëvizjen e lirë të shtetasve në të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.Banorët e kësaj zone janë ndeshur ndër vite me problemet e infrastrukturës së vështirë, bllokimin nga dëbora gjatë periudhës së dimrit, çka ka bërë që ata t’i drejtohen Plavës dhe Gucisë për nevojat e tyre ekonomike. Por sot, falë një investimi nga programet e qeverisë ka përfunduar ndërtimi i rrugës 30 km të gjatë që lidh Hanin e Hotit me qendrën administrative Tamar. Kjo është një rrugë e vështirë që gjarpëron mes malesh por ndër më të bukurat në Shqipëri, që të josh me pamjet piktoreske mahnitëse. Rruga dhe infrastruktura e re në Kelmend, është pjesë e rëndësishme e programeve zhvillimore në përpjekje për të zhvilluar turizmin malor në Alpet shqiptare.Në këtë prizëm, qeveria ka nisur zbatimin e projektit të ri për rehabilitimin e një rruge tjetër që lidh Tamarën me Vermoshin, 30 km të gjatë, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi.Projektet në zhvillimin e infrastrukturës shihen si mundësia më e mirë dhe me impakt të drejtpërdrejtë që do të nxisin zhvillimin ekonomiko-social të komunitetit, por edhe komunikimin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.Ndërkaq, investimet që kanë nisur me shtrimin e rrugës automobilistike dhe hapjen e një pike kufitare me Malin e Zi, si dhe rikonstruksionin e qendrës Tamarë, synojnë t’i japin nxitje projekteve artizanale të zonës dhe traditës unike alpine, që janë një tjetër ndikim në zhvillimin e zonës.Ndërtimi i rrugës së re që bashkon Kastratin me Kelmendin pritet të përmirësojë lëvizjen dhe qarkullimin mes Kelmendit dhe Malit të Zi, ndërsa do të afrojë investitorët dhe bashkëatdhetarët ngado ndodhen.
· Kelmendi, peizazh shlodhës dhe aventurë sportive
Vermodashamirësit e maleve dhe të ushqimit natyral nuk mund të mos vizitojnë komunat e Kelmendit dhe Shkrelit: vende ideale për të bërë shëtitje në natyrë, trekking, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale vendase.Shumë shtigje të hershme, dëshmitare për shekuj të marrëdhënieve shoqërore ndërmjet fshatrave, janë pastruar dhe markuar me sinjalistikën ndërkombëtare dhe GPS, dhe mund të përshkohen nga grupe familjare apo miqsh, sipas shkallës së vështirësisë që dëshirohet të përballohet. Udhërrëfyesit vendas janë të gatshëm për të dhënë këshilla dhe për të shoqëruar ekskursionistët në këtë territor, i cili është i gjithi për t’u zbuluar!Kush dëshiron të përfshihet në përvoja të veçanta apo të përjetojë momente të jetës së përditshme në lartësi, mund të bashkohet me familjet e komuniteteve vendase, të cilat nga qershori deri në shtator, zhvendosen së bashku me bagëtitë e tyre për në stanet e bjeshkëve, për t’iu përkushtuar kullotave dhe prodhimit të qumështit dhe djathit. Një përvojë unike dhe mbresëlënëse që do t’ju kthejë pas në kohë!
Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25–30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Turizmi
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore.
Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.

Dhënia e konçesioneve për 14 HEC-e, ku 8 nga HEC-et janë planifikuar brenda Parkut Kombëtar dhe dy kanë filluar tashmë shkatërrimin e parkut, megjithëse ligji për zonat e mbrojtura ndalon çdo lloj ndërtimi industrial brenda parqeve kombëtare. HEC-et do të shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme shumëllojshmërinë biologjike të parkut dhe do të zhdukin përgjithmonë faunën ujore. Lejet për hidrocantrale u dhanë gjatë fundit të mandatit së qeverisjes së Sali Berishës. Qeveria e mëvonshme socialiste u përpoq t'i anullonte lejet konçensionare por u tërhoq pa shumë transparencë nga apelimi në gjykatat ndërkombëtare.

No comments:
Post a Comment